132 Vjetori i Hapjes së Institutit Femëror Kyrias

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 24 maj 1891, u themelua instituti i parë femëror në Shqipëri, “Kyrias”, pikërisht atje ku sot ndodhet Instituti Bujqësor i Kamzës. Dikur në atë vend kishte qenë një shtëpi e vjetër, dhe ku më vonë ishte ngritur instituti në fjalë.

Çelja e këtij instituti ishte kurorëzim i përpjekjeve të atdhetares dhe nismëtares së organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi. Ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll. Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të shkollës së vajzave që u hap në vitin 1891 në Korçë. 

Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin.

Në Bibliotekën e Dr. Av. Vasil K. Dilo u gjet një broshurë me titullin e saj: “Foleja Kombëtare”* (foto), botuar me rastin e 40 vjetorit të Institutit Kyrias (1891-1931) si një institut kombëtar shqiptar. 

*Libri “Foleja Kombëtare” është botuar në vitin 1931 në shtypshkronjën “Gutenberg”, ka 110 faqe ku janë publikuar veprimtaritë me rastin e 40 vjetorit të Instituti Kyrias! Gjëra jo vetëm interesante, por dhe të paditura prej shume prej nesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here