Partia e Kyriakos Mitsotakis ka marrë një përqindje historike në këto zgjedhje, por jo aq sa nevojiteshin për të marrë qeverinë, duke patur kështu vetëm 3 ditë kohë për të formuar një koalicion paszgjedhor.
Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.