Një PS e “instaluar”, një PD e “shpartalluar”, dhe një lider tashmë “I harruar”

Nga Evanthi_Pango

Këto zgjedhje pa “zgjedhje” ishin deri diku të pritshme për nga angazhimi politik publik i  Partisë Socialiste, qoftë me anëtaret bukuroshe të rangut të lartë të Partisë Socialiste, të cilat për hir të së vërtetës, më shumë i shihnim look-un e ri e të dobësuar, nurin që i kishte rënë dhe buzëqeshjen e sforcuar. Qoftë me fëmijët dhe bebet që i ngrinin në krahë, duke filluar nga kryelideri e deri tek më i poshtmi në rankim (diku e kanë parë dhe u është bërë fiksim se mendojnë se duken më të ndjeshëm e më të afërt me publikun). Kush e di pse?!

Ndoshta sepse, e kishin aq të sigurtë fitoren sa ishin relaksuar tërësisht, apo sepse kur ndjejnë se i vjen fundi instiktivisht nuk e vrasin më mendjen se s’kanë ç’të humbin më! Këtë vendose ti, i dashur që po lexon shkrimin tim!

Por le të merremi pak me palën tjetër, kandidatë dhe oferta të çuditshme, “autobusa bamirës” që për pak do bëheshin dhe fluturues, pozicione gishtash që ndërroheshin, njëherë i mesit, formë zemre, i pari fundit…nejse. Rëndësi ka që, ishte një rastësi pak si tepër e çuditshme, që nuk gjeje asnjë kandidat të konkurronte forcën në pushtet, që ka gjetur terren dhe është instaluar, më tepër mekanikisht, sesa natyralisht.

Pse?!

Po ja, po të ishte fitore natyrale nuk do kishte këtë bojkot të frikshëm në rang kombëtar.

Pse, përsëri?!

Bojkoti është shenjë proteste, thjesht dhe vetëm “s’dua të votoj” apo “nuk kam kë votoj” apo “janë të gjithë njëlloj”

Po, u vini faj bojkotuesve?!

Ja më thoni ç’do qe ndryshe po të kishin votuar? Do fluturonin autobusat, apo do vinin anijet kozmike, apo do sillnin “zgjimin e madh” këta të pazgjuar që nuk i pranon më as Dreqi!

Dhe më e bukura, ajo që dikur konsiderohej Opozitë, nuk dihet më se ku është! PD zyrtare mori më pak vota se një nga ato lëvizjet e reja.

Pse prapë?!

Se vetëm një Lider ka patur PD-ja, por ai është

“Tashmë I harruar!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here