BALLKANI ËSHTË BURIMI SHPIRTËROR I CIVILIZIMIT EVROPIAN”
Në samitin e organizuar nga ACADEMIA BALKANICA EUROPEANA, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Europa Prima në Shkup, artistë të rinj nga rajoni do të prezantojnë shfaqjet dhe veprat e tyre (prezantime filmash, shfaqje teatrale dhe të tjera performanca kulturore dhe artistike).
Academia Balkanica Europeana (www.ab-europeana.org) bashkon krijues të rëndësishëm në fushën e kulturës, shkencës dhe artit nga dhjetë vende të Ballkanit, me qëllim që të mundësojë publikun kulturor dhe të rinjtë e rajonit të zbulojnë temat dhe sfidat e bota artistike dhe kulturore në kontekstin e saj origjinal.
Ndër përmbajtjet e shumta të manifestimit, vlen të veçohen shfaqjet teatrale “Drama e Çehovit” dhe “Ëndrrat e Shekspirit” nga studentët e prof. Dejan Projkovski dhe interpretimin muzikor nga studentët e prof. Aleksandar Trajkovski dhe Prof.Darko Marinovski.
Gjatë tre ditëve në të cilat do të zhvillohet ngjarja, do të mbahet një masterclass në animacion nga prof. Krste Gospodinovski, si edhe një masterclass për aktrim nga aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili, fitues i Çmimit “Actor of Europe”.
Gjithashtu, në kuadër të manifestimit do të mbahet edhe një konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të marrin pjesë një sërë intelektualësh dhe krijuesish të rëndësishëm nga Maqedonia dhe rajoni, si prof. Jordan Plevnes, prof. Aleksandar Prokopiev, prof. Elizabeta Sheleva, prof. Bashkim Shehu, Prof.Haqif Mulliqi, prof. Ljubomir Kekenovski etj.