Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Festa vjetore e parimeve të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mbahet çdo vit më 8 maj. Kjo datë është përvjetori i lindjes së Jean-Henry Dunant, i cili lindi më 8 maj 1828. Ai ishte themeluesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe fituesi i Çmimit të parë Nobel për Paqe.

Ideja për një “nismë vjetore që mund të zërë vend në të gjithë botën … që do të ishte një kontribut i madh për paqen” u prezantua menjëherë pas Luftës së Parë Botërore dhe u bë e njohur si “Armëpushimi i Kryqit të Kuq”. Ndërsa në vitin 1946 u riemërtua Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC). Dy vjet më vonë, duke duke marrë parasysh parimet e armëpushimit dhe zbatueshmërinë e tij në rajone të ndryshme të botës, u miratua propozimi për një Ditë Ndërkombëtare vjetore të Kryqit të Kuq dhe Dita e parë e Kryqit të Kuq u festua më 8 maj 1948. Titulli zyrtar i ditës ndryshoi me kalimin e kohës, dhe u bë “Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe” në 1984.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here