Në një ditë si sot dhe pikërisht më 28 prill të vitit 1912, në Boston, Masaçusets, ShBA, u themelua Federata Pan-Shqiptare ‘VATRA’.
“Vëllezër u dërmua,
Errësirë e skllavërisë,
Lindi me dirsë nderi.
Një djell plot gëzim,
VATRA kështjell’ e dashur,
E mëmë Shqipërisë”
Këto janë disa prej vargjeve të himnit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, e cila luftoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve rreth e përqark botës.
Në këtë Federatë do të bënin pjesë figurat më të ndritura të kombit tonë. Një prej veprimtarëve më të zëshëm në radhët e saj, Fan Noli, me të drejtë do të vjershëtonte radhët e cituara në krye.