Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale festohet çdo vit më 26 Prill. Ngjarja u krijua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në 2000 për të “rritur ndërgjegjësimin se si patentat, e drejta e autorit, markat tregtare dhe dizajnet ndikojnë në jetën e përditshme” dhe “për të festuar krijimtarinë, dhe kontributin e dhënë nga krijuesit dhe novatorët në zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive në mbarë globin”. 26 Prilli u zgjodh si data për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale sepse përkon me datën në të cilën Konventa Themelore e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale hyri në fuqi në vitin 1970. Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale është fushata më e madhe e e saj për promovimin e pronësisë intelektuale.