DASHI
Në dashuri yjet po ju buzëqeshin dhe ju nuk duhet të hiqni dorë nga ndjenjat, qoftë edhe në një marrëdhënie që duket rastësore. Nga e enjtja gjithçka do jetë mirë: dëshironi të bini në dashuri, t’i jepni fund të shkuarës dhe të bëni takime të reja: ky është momenti i duhur. Në punë, kënaqësitë do të vijnë më në fund pas kaq shumë përpjekjesh. Por duhet të jeni të kujdesshëm: mos e lini kurrë pasive vigjilencën tuaj!
DEMI
Afërdita është në anën tuaj, ndaj dashuria është në kohë të mirë. Disa u janë qepur një dashurie të re me të lindurit e shenjës së Peshores dhe Gaforres, por duhet kujdes. Për angazhimet e reja mundohuni të lëvizni, të mos humbni kohë dhe të jepni më të mirën tuaj të premten. Në punë keni kaq shumë përgjegjësi, por tani dikush më në fund ka filluar t’ju vërë re. Lajme të mira për ditët në vijim: mund të mbështeteni te Jupiteri, ai është me ju dhe ju ndihmon!
BINJAKËT
Saturni është në kundërshti, ndaj në dashuri përpiquni të ruani qetësinë. Marrëdhëniet që vazhdojnë prej disa kohësh janë të mbrojtura, Hëna të dielën është në anën tuaj dhe mund të merrni frymë lirisht. Në punë, një përgjigje e mirë mund të mbërrijë të dielën. Duhet të vlerësoni gjithçka me kujdes: nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur!
GAFORRJA
Marsi është në anën tuaj, kështu që në dashuri mund të filloni të ndjeheni të lehtësuar sepse përgjigjet që doni, do të vijnë së shpejti. Megjithatë, kini kujdes nga tensionet: jeni pak i shqetësuar, ndoshta nuk e keni fshirë plotësisht të kaluarën nga jeta juaj. Në punë keni nevojë për një konfirmim dhe lajmet do të vijnë së shpejti. Nga fundi i prillit, por mbi të gjitha nga maji, gjithçka do të jetë në anën tuaj: me pak fjalë, nuk mund të kërkoni asgjë më mirë se kaq!
LUANI
Në dashuri duhet të jeni pak të kujdesshëm, edhe pse sipas zodiakut, takimet e reja janë të preferuara. Disa nga ju ndoshta ju pëlqen personi i gabuar, por hënën do ta keni në krah këtë fundjavë. Mundohuni të përballeni me problemet, duke lënë mënjanë krenarinë. Në fundjavë duhet të hidheni pas pasionit. Në punë duhet të reflektoni dhe të kapërceni problemet: përpiquni të qëndroni të vendosur, por edhe me këmbë në tokë!
VIRGJËRESHA
Mirë janë gjërat në dashuri, një fazë vendimtare është gati të fillojë dhe emocionet e bukura janë gati të rikthehen. Takimet janë të preferuara, Afërdita është në anën tuaj dhe ju tani duhet të rikuperoni, duke lënë pas të shkuarën. Pasioni po troket në dyert tuaja, nuk mund ta shtyni më ndaj “hapeni derën”. Në punë duhet të prisni momentin e duhur për të sqaruar situatat e pakëndshme. Zgjidhjet në sferën profesionale do të vijnë deri në fund të muajit!
PESHORJA
Deri tani ju është dashur të përballeni me një periudhë paksa shqetësuese, por më në fund mund të filloni të buzëqeshni sepse deri në fund të javës do të vijë një konfirmim i mirë: duhet të mos jeni kaq skeptikë! Në punë, gjërat janë pak konfuze, nuk dini saktësisht si të lëvizni. Keni shumë për të bërë dhe në ndërkohë do të ketë keqkuptime: Vërtet mund ti hasni herë pas here, por gjithçka do të zgjidhet!
AKREPI
Afërdita është në disavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj në dashuri jeni paksa në krizë dhe këto ditë mund të ndjeheni vazhdimisht të shqetësuar. Të premten përpiquni të shmangni çdo lloj provokimi, sidomos për faktin se jeni në gjendje ankthi dhe nuk po dini çfarë kërkoni. Duhet të hiqni pështjellimet në kokë dhe të kthjelloni mendjen. Në punë, përpiquni të shikoni edhe anën ekonomike të gjërave për të kuptuar nëse duhet të pranoni apo jo një angazhim. Të premten duhet të reflektoni, por të shtunën do të jeni në gjendje ta trajtoni veten me një relaksim të shëndetshëm dhe të merituar!
SHIGJETARI
Dashuria juaj më në fund e kapërceu periudhën më të keqe dhe tani doni ta lini veten të shkojë pas pasionit, të përjetoni ndjesi dhe emocione të reja. Takimet janë të preferuara për të lindurit e shenjës tuaj. Dhe nëse keni merak e ju rri mendja tek dikush, përpiquni ta takoni të premten. Në punë ka pak tension, por ju jeni duke bërë shumë gjëra sepse projektet duhet të përfundojnë. Ndaj fokusohuni. Forca!
BRICJAPI
Afërdita është në anën tuaj, mund të kënaqeni me dashurinë dhe mos i nënvlerësoni takimet e reja. Ka nga ata që janë të prirur për një lidhje me kohë të pjesshme, shiheni nëse nuk ju dëmton. Në maj, fati do të jetë në anën tuaj. Në punë, ka disa pengesa për të kapërcyer, por jo gjithçka varet nga ju: dikush është ziliqar dhe po përpiqet t’ju pengojë.
UJORI
Në dashuri ka pak siklet sepse po mendoni shumë për punën dhe keni probleme për faktin që keni pak hapësirë për partnerin/en. Afërdita është në kundërshti me shenjën tuaj. Kini kujdes, megjithatë: një miqësi mund të bëhet diçka e rëndësishme, ndaj përpiquni të mendoni me kujdes përpara se të veproni. Në punë mund të ketë ardhur tashmë një konfirmim para kohe. Dielli dhe Hëna janë me ju: mos kërkoni gjë më të mirë!
PESHQIT
Saturni është në anën tuaj, kështu që dashuria është në kohë të mirë, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar për një lidhje serioze dhe të qëndrueshme. Jeni të përfshirë dhe ju pëlqen shumë dikush. Marrëdhëniet me Akrepat dhe Gaforret janë intriguese. Takimet e reja edhe për ju Peshq, janë të preferuara. Në punë do të ketë të reja: dëshironi të ndryshoni, të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe për ta mbyllur një herë e mirë, me të shkuarën. Do t’ia dilni me shumë sukses.