“Kjo natë është një dritare mundësie”
Nata e Kadrit në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit, në Islam njihet si “Nata e shenjtë kur hapen dyert e qiellit dhe kur pranohen lutjet dhe pendimet”.
Si nata e vetme e përmendur në Kuran, Nata e Kadrit shpjegohet në këtë mënyrë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç‘të bëri ty të dish se ç‘është nata e Kadrit? Nata e Kadrit, është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”.
“Për Natën e Kadrit është folur në Kuran dhe me këtë emër ka një sure” dhe Nata e Kadrit është nata ku Kurani është bashkuar me muslimanët.
“Sahabët kanë transmetuar se Profeti ynë ka dhënë shenja se Nata e Kadrit është në 10 ditët e fundit të Ramazanit dhe nata që lidh natën e 26-të dhe ditën e 27-të. Ndërsa edhe ne prej shekujsh e shënojmë atë si natën e 27-të”.
Natën e Kadrit duhet të bëhen adhurime dhe pendime. Duhet të rrisim ndjesitë tona shpirtërore duke qëndruar pak më larg nga punët, shqetësimet e botës dhe se është shumë e rëndësishme të lexohet Kurani në natën kur ka zbritur Kurani.