Pse gratë shtatzane Ruse shkojnë deri në Argjentinë për të lindur…

Argjentina ka qenë gjithmonë një vend imigrantësh. Në shekullin e 19-të, miliona italianë dhe spanjollë erdhën për të lëruar arat e vendit. Kohët e fundit kanë mbërritur qindra mijëra bolivianë, paraguaianë dhe venezuelianë. Por vala e fundit është ndryshe. Sipas Florencia Carignano, kreu i autoritetit të imigracionit të Argjentinës, rreth 22,000 rusë hynë në Argjentinë vitin e kaluar – dhe një numër jashtëzakonisht i lartë ishin gra shtatzëna, shumë afër lindjes. Restorantet në Palermo, një zonë elegante në Buenos Aires, kanë nxjerrë menu në rusisht. Kisha ortodokse ruse e qytetit është papritmas plot gjallëri. Pse gratë Ruse po përshkojnë gjysmën e botës për të lindur?

Ligjet lejuese të imigracionit të Argjentinës, të prezantuara në shekullin e 19-të për të inkurajuar migrimin evropian, mbeten të lirshme edhe sot. Shumë të huaj, përfshirë rusë, mund të hyjnë si turistë pa vizë dhe të qëndrojnë për 90 ditë. Kujdesi shëndetësor është falas dhe, si në Amerikë, fëmijët e lindur në tokën argjentinase nga prindër të huaj marrin automatikisht shtetësinë. Të kesh një fëmijë argjentinas mund të përgjysmojë kohën që zakonisht u duhet prindërve për të marrë një pasaportë në vetëm dy vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here