Dashi
Një energji e madhe është gati për “të shpërthyer” javët në vijim. Kjo do t’ju bëjë më të fortë dhe më të sigurt në vetvete! Edhe pse Marsi është gjithmonë gati për të krijuar pengesa të vogla, rezultate të mira në punë nuk do të vonojnë të vijnë. Në dashuri, kujdes nga pavendosmëria, nëse jeni të interesuar për dikë, mos e lini t’ju ikë!
Demi
Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Sepse disa siklete do të largohen nga shtëpia juaj dhe kjo do t’ju japë qetësi më të madhe. Yjësu interesante për dashurinë, nëse jeni vetëm, njohjet e reja kanë brenda diçka më shumë, por kini kujdes që të mos bini përsëri në ndonjë flakë të vjetër.
Binjakët
Pas muajsh përpjekje dhe punë të palodhur, më në fund, kënaqësitë e shumëdëshiruara (dhe të merituara) nuk do të vonojnë! Megjithatë, kini kujdes nga disa fjalë më shumë, ndaj ju e dini rregullin, para se të ekspozoheni, numëroni deri në dhjetë. Në dashuri do të ketë disa takime, të gjitha shumë intriguese dhe aventureske. Shkoni ngadalë sepse rrezikoni të digjeni.
Gaforrja
Më në fund në muajin prill do të arrini të vërtetoni vlerën tuaj! Pra, mos kini frikë të përfshiheni dhe me të vërtetë, kini guximin të veproni. Nga pikëpamja sentimentale, ka një qetësi më të madhe që do t’ju bëjë të pranoni ndryshimin me më pak rezervë se në të kaluarën. Takime të reja janë të preferuara për disa zemra të vetmuara.
Luani
Shpenzimeve do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje, disa dhimbje koke për anën ekonomike po ju bëjnë të vështirë. Jini më të kujdesshëm. Ka pak tension në punë, kini kujdes që të mos nxisni polemika të kota. Për sa i përket sferës emocionale, mos lejoni që shqetësimet profesionale t’ju zënë tërë kohën, por përkushtojuni edhe gjysmës suaj më të mirë.
Virgjëresha
Në këtë muaj të katërt të 2023 do të ndjeheni më të sigurt në vetvete, në sajë të mbështetjes së Hënës, Diellit dhe Mërkurit. Keni intuitë të vlefshme, kthejeni këtë në një avantazh spikatës, por kini kujdes që të mos humbisni qëllimin përfundimtar! Në dashuri, përpiquni të shkoni përtej paraqitjes dhe të kultivoni tek vetja, më shumë ndjeshmëri.
Peshorja
Muaji Prill shënon një periudhë rikuperimi gradual. Duket se të gjitha pjesët e pazëllit do të vendosen në vendet e tyre. Lodhja në punë ndihet, por kënaqësitë nuk do të vonojnë. Kujdes mos reflektoni lodhjen duke patur luhatje humori me gjysmën tuaj, përndryshe marrëdhënia juaj në çift mund të ndikohet.
Akrepi
Ndryshimet nuk ju trembin dhe ky mund të jetë muaji i duhur për të vënë veten në provë! Në punë do të keni gjëra për të bërë, por vazhdoni me këmbëngulje dhe vendosmëri në rrugën tuaj. Nga ana tjetër në dashuri do të jetë mirë të kërkoni një kompromis me partnerin/en, përndryshe e gjitha kjo nuk do t’ju çojë asgjëkundi.
Shigjetari
Me ndihmën e Jupiterit, situata në punë do të zhbllokohet më në fund dhe kjo do t’ju lejojë të jeni më të qetë. Megjithatë, duhet t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve, përpiquni të jeni të matur për.çdo shpenzim jo të vogël që bëni. Lajme të mira në dashuri, njohjet e reja do të kthehen në raporte të rëndësishme me kalimin e kohës.
Bricjapi
Një periudhë disi e komplikuar me nisjen e këtij muaji të ri. Në punë keni kaq shumë gjëra për të bërë, ndërsa në dashuri nuk mungojnë diskutimet me partnerin/en. Megjithatë, përpiquni të mos dekurajoheni, vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të rimerrni frenat e jetës suaj. Kohë e mirë vjen këtë prill për beqarët. Ata që janë vetëm do të bënin mirë të hidhnin sytë përreth, i presin emocione të veçanta.
Ujori
Ditët që do të vijnë do të jenë paksa nervoze. Shqetësimet ekonomike dhe disa grindje të vazhdueshme në punë ju bëjnë të ndjeheni të shqetësuar. Lind pyetja, mos vallë ka ardhur koha për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen? Në dashuri keni nevojë për mbështetjen e gjysmës suaj më të mirë, por mos reflektoni telashet e punës apo stresin që ka përfshirë sferat e tjera të jetës tuaj.
Peshqit
Muaji Prill 2023 është vërtet interesant për sa i përket punës! Rastet dhe mundësitë e reja janë gati të hyjnë në jetën tuaj për ta ndryshuar atë për mirë! E vetmja pengesë përfaqësohet nga disa çështje familjare të mbetura pezull. Në dashuri ka tensione të vogla, mbajeni nën kontroll sidomos xhelozinë!