Dita Botërore e Ujit, historia…

Dita e Ujit është një ngjarje vjetore që shqyrton çështjet globale që lidhen me aksesin në ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt dhe te kanalizimet.

Dita e Ujit këtë viti fokusohet në lidhjen midis ujit dhe ndryshimit të klimës, dhe se si të dyja janë të lidhura. OKB-ja ka thënë: “Përshtatja ndaj efekteve të ujit të ndryshimeve klimatike do të mbrojë shëndetin dhe do të shpëtojë jetë”.

Uji është kaq i çmuar që shumë e marrin si të mirëqenë. 

Dita Botërore e Ujit është një shans për të menduar për ata njerëz dhe vende ku nevojat për ujë janë ende parësore dhe për të kërkuar të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje.

Në mbarë botën ka 783 milionë njerëz që ende nuk kanë qasje në ujë të pastër. Ndërsa mbi 2.5 milionë njerëz nga e gjithë bota ende nuk kanë akses në objektet e duhura sanitare. Kjo në lidhje me mungesën e opsioneve të aksesueshme për plotësimin e këtyre dy nevojave themelore njerëzore është një tragjedi që njerëzit nga e gjithë bota po kërkojnë ta reduktojnë dhe menaxhojnë, duke sjellë ujë të pastër dhe pajisje sanitare më të mira për komunitetet e paprivilegjuara anembanë botës.

HISTORIA

Dita e parë e Ujit u propozua në Axhendën 22 të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin e vitit 1992 që u mbajt në Rio de Zhaneiro. Në dhjetor të atij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që më 22 mars të çdo viti do të mbahej Dita e Ujit; një ditë e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve globale të lidhura me ujin, me fokusin kryesor që të sigurohet që çdo komunitet të ketë akses në një furnizim me ujë të pastër. Në mars të vitit 1993 u mbajt Dita e parë e Ujit dhe që nga ajo kohë mbahet çdo vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here