ROBERTO BAGGIO – URIMI I SË BIJËS

Fjalë të mrekullueshme / Të dua sepse je baba i bukur!

Të dua sepse zgjodhe nënën 40 vjet më parë dhe ende jeni si dy fëmijë të dashuruar (dhe të mrekullueshëm).

Të dua sepse më çove në Euro Disney kur ishim në Paris për të marrë Topin tënd të Artë.

Të dua sepse je njeri i thjeshtë, të pëlqen natyra dhe kafshët dhe më merr në shëtitje me panda për të vëzhguar evolucionin e vazhdueshëm të natyrës së bashku.

Të dua sepse je fansi numër një i tiramisusë sime.

Të dua sepse ti dhe mami jeni dy këlyshë.

Të dua sepse kemi një familje të bukur.

Të dua sepse luan Scala40 me mua për orë të tëra.

Të dua sepse do të doja një ditë, një burrë si ti, i cili pas 40 vitesh së bashku akoma të më shohë mua ashtu siç shikon ti mamin.

Të dua sepse kam shkruar për ty, kam folur për ty, kam recituar (surprizë) për ty.

Të dua sepse ti dhe unë kuptohemi menjëherë.

Të dua sepse një ditë do të jesh një gjysh i mrekullueshëm.

Të dua sepse nëse ti dhe unë shkojmë në pazar, boshatisim një supermarket. 

Për ne, jeta duhet të festohet. Çdo ditë!

Të dua babi! Gëzuar ditëlindjen. Për njëmijë nga këto ditë!

Valentina Baggio…. për të atin, Roberto Baggio!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here