PËRKUJTIMORE – LUIGJ GURAKUQI

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 2 mars 1925, në Bari të Italisë u vra pabesisht nga djali i tezes së tij Baljton Stambolla, veprimtari i çështjes kombëtare, hartuesi dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poeti, arsimtari, gjuhëtari, diplomati, deputeti dhe patrioti i madh shqiptar Luigj Gurakuqi.
Lindi në Shkodër dhe u rrit në gjirin e një familjeje tregtare shkodrane. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty.
Me 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Gërçes gjatë kryengritjes se malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911.
Ne vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, pastaj më 28 nëntori të po atij viti mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit Demokratik borgjez të qershorit të vitit 1924 bashkë me Fan Nolin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën e shumë atdhetarë të tjerë.
U vra, në Bari të Italisë, nga forcat zogiste.
Ceremonia e varrimit të Luigj Gurakuqit. Bari, Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here