78 vjet më parë dhe pikërisht më 1 Mars 1945, në Tiranë filloi gjyqi i parë special në Shqipëri, një akt terrorizmi shtetëror.
Ky gjyq mëkatar “gjykoi” dhe “dënoi” në 31 seanca, 60 intelektualë të akuzuar si “kriminelë të luftës”. U dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme.
Intelektualët e njohur të cilët u pushkatuan ishin: Aqif Përmeti, Bahri Omari, Beqir Valteri, Daut Çarçani, Dik Cami, Fejzi Alizoti, Gustav Mirdash, Hilmi Leka, Ismail Golemi, Javer Hurshiti, Kolë Tromara, Kostandin Kote, Reshit Merlika, Shyqyri Borshi, Tahsim Bishqemi, Terenc Toçi dhe Zef Kadarja.