Mund të përqafohemi në distancë? Shpikja e fundit e bën të mundur…

Një lëkurë elektronike është realizuar për të bërë të mundur përqafimin në distancë në botën virtuale. Rezultati është publikuar në Science Advances nga studiues në Universitetin e qytetit të Hong Kongut (CityU) dhe më në fund e bën konkret vizionin e shumë autorëve të fantashkencës.

Komunikimi i prekshëm mund të jetë një revolucion për ndërveprim në metaverse,” thotë Yu Xinge, një profesor i asociuar në Departamentin e Inxhinierisë Biomjekësore.

Prekja e stimuluar në aktivizues shkakton një sinjal elektrik, i cili shndërrohet në dixhital dhe transmetohet nëpërmjet Bluetooth tek aktivizuesit e lëkurës elektronike të veshur nga përdoruesi tjetër, të cilët nga ana tjetër riprodhojnë ndjesinë e prekjes përmes një dridhjeje mekanike.

Procesi mund të kthehet edhe mbrapsht, për të dërguar dridhje nga e-skini i personit marrës në atë të personit që dërgoi sinjalin i pari.

“Lëkura jonë elektronike mund të komunikojë me pajisjet Bluetooth dhe të transmetojë të dhëna nëpërmjet internetit me telefona inteligjentë dhe kompjuterë për të kryer transmetimin e sinjalit me prekje në distancë ultra të gjatë,” komenton Yu Xinge. “Miqtë dhe familja në vende të ndryshme mund ta përdorin atë për të ‘ndjerë’ njëri-tjetrin. Kjo formë e prekjes kapërcen kufizimet e hapësirës dhe redukton shumë ndjenjën e distancës në komunikimin njerëzor”. Një moment historik që na kthen në përvojën tonë të fundit të izolimit, pandemisë së furishme dhe bllokimit pasues, i ka bërë distancat dramatike. Pra, këtu është një mënyrë për ta bërë virtualin sa më real që të jetë e mundur.

E lindur më pak se 20 vjet më parë për robotët, lëkura elektronike po evoluon sot, duke i hapur rrugën gjeneratave të reja të teknologjive të dobishme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe marrëdhënieve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here