Horoskopi javor 27 shkurt – 5 mars

Dashi

Venusi është në anën tuaj dhe lajmet të reja janë afër. Mundohuni ta lini veten të dashuroheni, por kini kujdes nëse jeni në lidhje paralele në të njëjtën kohë. Si thoni sikur t’i mbyllni fare dyert e së shkuarës? Në punë, ditët e fundjavës që janë dhe ndër të parat e muajit të tretë të viti, do të jenë më të mirat: Jupiteri dhe Marsi janë me ju dhe lajmet e mira do të vijnë!

Demi

Jeni pak i shqetësuar në dashuri, nuk dini si të lëvizni dhe po jetoni me ankth. Kushtojini vëmendje të Premtes, ndoshta është më mirë të prisni marsin për ta lënë veten të hidheni në dashuri. Në punë përpiquni të mos e teproni sepse së shpejti do të vijë një mundësi e mirë për të përfituar. Mos e humbisni këtë mundësi!

Binjakët

Keni dëshirë të riktheni dashurinë, ndaj filloni të hidhni sytë përreth. Disa ditë janë interesante, si e marta kur takimet do të jenë të favorizuara. Në punë, Mërkuri është pak debatues, ndaj përpiquni të ruani qetësinë dhe të numëroni deri në dhjetë përpara se të merrni një vendim apo të thoni diçka më shumë.

Gaforrja

Në dashuri jeni paksa vigjilentë, a thua se shkelni mbi vezë, ndoshta ju ka djegur e kaluara dhe për këtë arsye duhet të bëni durim dhe të prisni gjysmën e dytë të marsit. Diçka e re po vjen. Në punë, Jupiteri është disonant, por jo për shumë kohë. Nga e enjtja Mërkuri do të nisë një tranzit të mirë dhe lajmet e mira nuk do të mungojnë edhe për ju!

Luani

Mundohuni të mbyllni dyert për të kaluarën dhe të ecni përpara sepse ca gjëra thjesht duhen lënë pas. Marrëdhëniet me familjen dhe miqtë janë të mira: Hëna është me ju dhe të premten mund të kënaqeni me pasion. Në punë nuk mungojnë mundësitë, ndoshta më në fund i keni ndërprerë lidhjet me një bashkëpunim, por prisni sepse në fillim të majit do t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme!

Virgjëresha

Mundohuni t’i vlerësoni mirë njerëzit që keni afër dhe merrni pak kohë dhe për ta. E diela është një ditë e mirë, por nëse e bëni veten të dëshiroheni pak më shumë: mos merrni çdo gjë si të mirëqenë, investimi ndaj atyre që keni afër duhet të jetë i vazhdueshëm. Në punë do ju duhet të bëni një zgjedhje, por bëni kujdes sepse Mërkuri dhe Marsi janë disonantë ndaj kini vëmendje sidomos kur bëhet fjalë për paratë!

Peshorja

Ju nuk mund të gjeni më qetësi dhe kjo po ndodh sepse Venusi është në disavantazh me të lindurit e shenjës tuaj. Mundohuni të jetoni histori me kohë të pjesshme dhe nga ana tjetër kini kujdes nga dyshimet, veçanërisht të enjteve dhe të premteve. Në punë, ditët më të mira janë të hënën dhe të martën, por lodhja po ndjehet: mos ndërmerrni asnjë hap të rrezikshëm!

Akrepi

Duhet të qartësoni zemrën, por të mërkurën dhe të enjten do të mund të përfshiheni nga një emocion i bukur. Edhe beqarët janë mirë, por mjaft më me të shkuarën, lëreni pas krahëve. Në punë duhet të filloni të bëni zgjedhje duke patur parasysh të ardhmen. Saturni do të jetë me ju nga java e ardhshme dhe nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, ndoshta është koha për të thënë mjaft!

Shigjetari

Afërdita është me ju, mund ta lini veten të shkojë te pasioni dhe mund të ktheheni në lojë sa i përket dashurisë. Takimet e reja janë të favorizuara. Në punë, përpiquni të mendoni se si të lëvizni: keni fituar disa njohje, por kjo nuk mjafton. Duhet të vazhdoni përpjekjet për integrimin tuaj!

Bricjapi

Nuk jeni shumë të interesuar për dashurinë, e cila është në plan të dytë në prioritetet tuaja. Kjo javë që po nis nuk rrjedh vaj, ndaj duhet të shmangni grindjet, sidomos të enjten. Në punë çdo gjë do ndryshojë nga maji, mjafton të jeni të duruar edhe pse nuk ju pëlqen!

Ujorin.

Në dashuri jeni paksa ‘balerin’ dhe shpesh ndryshoni mendje. Mundohuni të hiqni dorë nga e kaluara dhe historitë e radhës aventureske. Me pak përpjekje do të arrini të vendosni se i duhet thënë stop “shëtitjes lule më lule”. Në punë, e hëna dhe e marta janë ditët më të mira, por kujdes shpenzimet e shtrenjta. Më mirë të mos e teproni dhe të qëndroni me këmbë në tokë!

Peshqit

Ju dëshironi ta lini veten të hidhet pa shumë mendime drejt një dashurie, ndjeni etjen për të bërë njohje të reja. Afërdita është me ju dhe mund të ketë edhe një rikthim. Ndoshta! Në punë periudha është e shkëlqyer dhe rreth të enjtes mund të vijë edhe përgjigjja që keni pritur. Zodiaku është me ju, por gjithçka varet nga vullneti juaj. Që nuk ju mungon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here