125 vjet Alfabetarja e Gjuhës Shqipe

Më 27 shkurt 1879, me nismën atdhetarëve Sami Frashëri, Jani Vreto, Koto Hoxhi, dhe Pashko Vasa, në Stamboll u botua “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, që kishte për synim zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe, në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.
Kopje e veprës “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.

“Alfabetarja e gluhësë shqip”, botuar vetëm pak muaj pas miratimit të alfabetit të Stambollit, është një vepër për të cilën bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut.

Më poshtë janë titujt e kapitujve të librit siç u shkruan në origjinal dhe në krah me alfabetin e sotëm të shqipes.

Γuha Σqip (Gjuha shqipe) 

ΔℇΣKROИE  (Dhe shkronjë)

Numεremesoηë (Mësimi i numrave)

Σqypnija ε Σqyptârt   (Shqipëria dhe shqiptarët)

Uδe ε te ϭkruarit të ſúhesε Σqip ( Udhëzues i të shkruarit të gjuhës shqipe)

Πer Γiθeςiϭtene δε per Zόn’ ε jέtese εδε  per Иεrine, bόten’ ε vόgele. (Për gjithëçishtenë (gjithësinë) dhe për Zotin e jetës edhe për njerinë, botën e vogël)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here