PËRKUJTIMORE – NORBERT JOKL

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 25 shkurt 1877, lindi studiuesi dhe albanologu i shquar austriak, Prof. Dr. Norbert Jokl.  

Dr. Jokli do të mbaronte shkollimin e tij me shkëlqyeshëm (“summa cum laude”) dhe do të konsiderohej që në rini, si një nga studiuesit më të mirë të kohës në fushën e gjuhësisë e kryesisht në lëmin e gjuhëve indo-evropiane. 

Albanologu do të hidhte vështimin e tij studimor në gjuhën tonë, duke kryer studime të kalibrit botëror. 

Në mbështetje edhe të studimeve nga Gustav Majer dhe Pedersen, Dr. Jokl do e cilësonte shqipen si vazhdimësi të ilirishtes dhe të trakishtes. 

Me ardhjen në fuqi të nazizmit në Austri, studiuesi do të përndiqej për shkak të origjinës së tij hebraike. Kundërvënia ideologjike ndaj prejardhjes së tij do t’i kushtonte edhe jetën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here