PËRKUJTIMORE – KOSTANDIN KRISTOFORIDHI

128 vite më parë, më 24 shkurt 1895 u nda nga jeta tokësore për të kaluar në Përjetësi, shpirtndrituri atdhetar, Kostandin Anastas Nelko – Kristoforidhi.

Shpirtndrituri, Kostandin Anastas Kristoforidhi – Nelko, me origjinë nga Reka e Epërme, pas kthimit në atdhe në vitin 1884, u përpoq të hapte një Shkollë Shqipe në Tiranë, por qe e pamundur duke qenë se autoritetet osmane nuk e lejonin këtë gjë prej ndodhive të pas Lidhjes së Prizrenit. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi derisa ndërroi jetë, më 24 shkurt 1895.


Më 30 mars 1950, Prof.Aleksandër Xhuvani i shkroi letër Filipit, djalit të Kostandin Kristoforidhit, që banonte në Sandillon, Loiret të Francës:

“Muejin që kaloi filluem përkujtimin e shkrimtarëvet të Rilindjes. E zumë fill me babën tuej, Kostandin Kristoforidhin: më 24 shkurt, përvjetorin e vdekjes së tij, u nis prej këndej nji komision prej 5 vetësh për n’Elbasan, ku në fushë të Kishës së Kalasë, ku asht varri i tij dhe busti i tij, u ba një përkujtim dhe u mbajtën ligjërata përpara nxanësvet të shkollavet dhe të nji shumice njerëzish…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here