Qyteti më mikpritës i 2023: Polignano a Mare

Sipas Booking.com, qyteti më mikpritës në botë në vitin 2023 është Polignano a Mare: qyteti pulian është në vendin e parë në renditjen e fituesve të edicionit të njëmbëdhjetë të “Traveller Review Awards”. Renditja shpërblen objektet akomoduese të 220 vendeve dhe territoreve për angazhimin e tyre për të garantuar shërbime dhe mikpritje të shkëlqyera në baza konstante gjatë gjithë vitit.

Këtë vit, destinacionet më mikpritëse në botë, janë të shpërndara në pesë kontinente dhe përfshijnë “bukuri bregdetare pak të njohura, destinacione rurale të zhytura në peizazhe natyrore mahnitëse”. Ato janë zgjedhur të gjitha bazuar në përqindjen e objekteve akomoduese partnere që kanë marrë Traveller Review Awards 2023* dhe përfaqësojnë «madje edhe për udhëtarët më me përvojë, një burim frymëzimi të paharrueshëm për udhëtimet e tyre të ardhshme». Dhe në vend të parë ndër destinacionet që meritojnë një vemendje të veçantë për mikpritjen është komuna puliane.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here