DASHI
Do bënit mirë të shmangnit çdo lloj përballjeje me partnerin gjatë kësaj jave. Ambienti mund të elektrizohet së tepërmi dhe do futeni në një rrugë pa dalje. Për beqarët do ketë ndryshime në horizont. Nuk do keni për çfarë të merakoseni sepse gjërat do shkojnë më së miri. Financat do jenë mjaft delikate për shkak të shpenzimeve aspak të menduara që do kryeni. Kujdes! Për sa i përket shendetit, jo vetëm që nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Në punë do ndërtoni pak nga pak udhën drejt suksesit. Projektet që keni nisur do ecin ashtu si duhet. Në familje mos u tregoni autoritarë, sepse do keni debate.
DEMI
Më në fund do i zgjidhni problemet e mëdha që ju kishin dalë në çift. Secili do japë ndihmën e tij dhe bashkëpunimi do forcohet me tepër. Beqarët do kenë disa takime të cilat nuk duhet t’i marrin me shaka. Ka gjasa që falë tyre jeta t’ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në planin financiar merrni masa dhe menaxhojini me kujdes të ardhurat nëse nuk doni të keni tronditje. Shëndeti do jetë i mirë pavarësisht ndonjë shqetësimi të vogël nervor. Këshilla e yjeve është të flini më tepër. Nëse në punë i manovroni mirë gjërat, ka mundësi të arrini qëllimin përfundimtar. Nga ana tjetër, në familje do keni disa debate të ashpra me prindërit tuaj.
BINJAKËT
Mirë do ishte të mos e gjykonit ashpër partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Vërtet ai është i duruar, por gjithçka e ka një kufi. Priten mosmarrëveshje dhe debate të zjarrta. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Më në fund as ju nuk do ndiheni më të vetmuar. Në planin financiar mundësitë për ta përmirësuar situatën do jenë të mëdha. Do kryeni transaksione të rëndësishme. Për të pasur shëndet më të mirë, gjeni kohën për t’u çlodhur dhe bëni pak aktivitet fizik. Nëse keni mundësi për yoga, provojeni. Në punë nuk do keni vështirësi me projektet që keni nisur, por marrëdhënia me kolegët do acarohet. Jeta familjare do jetë mjaft e qetë.
GAFORRJA
Yjet do ndikojnë së tepërmi në jetën sentimentale të çifteve gjatë kësaj jave dhe do ua prishin harmoninë. Do ketë keqkuptime të shumta dhe mungesë të tolerancës. Çeshtjet e zemrës nuk do shkojnë mirë as për beqarët. Do ngeleni serish vetëm këtë periudhë. Financat duan më tepër vëmendje. Nëse tregoheni tëpamatur me shpenzimet, do përballeni me vështitrësi të shumta. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë problematik, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Herë pas here do keni dhimbje koke. Në punë mos hezitoni të mbroni të drejtat tuaja kur mendoni se keni të drejtë. Vetëm kështu do t’ia dilni mbanë. Familjarët do kërkojnë ndihmën tuaj.
LUANI
Gjatë kësaj jave mezi do e duroni rutinën e jetës në çift. Kujdes, kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të hidhni hapa të gabuara apo të shikoni dikë tjetër. Të gjithë kalojnë periudha të zymta, por gjithçka kalon me kohën. Disa beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak, ndërsa disa të tjerë do presin më kot. Në planin financiar duhet të bëni përpjekje të mëdha për të ruajtur qëndrueshmërinë. Shpenzimet duhet të jenë të matura. Shëndeti jo vetëm që nuk do jetë i keq, por do jeni edhe plot energji, dinamizëm dhe forcë. Jupiteri do jetë planeti me pozitiv për sektorin profesional. Ka mundësi të merrni përgjigjen që prisni dhe të hidhni hapa galopante. Dikush do iu japë një mbështetje të madhe. Në familje bëni kujdes me sjelljen despotike.
VIRGJERËSHA
Klima yjore do jetë e mirë gjatë kësaj jave për të dashuruarit, megjithatë mos e gënjeni partnerin për asnjë detaj sepse këtë ai nuk do e duronte dot. Beqarët do perballen me zgjedhje të vështira. Merrni gjithe kohën e duhur për t’u menduar. Në planin financiar do jeni shumë të zotët dhe do keni goxha përmirësime. Edhe pse shëndeti nuk do jetë ashtu si e mendonit, mos e humbni kurajën. Mundohuni të merrni sa më tepër vitamina dhe proteina dhe bëni kujdes me gjumin. Jeta profesionale do shkojë më së miri për të gjithë, në çdo fushë. Shfrytëzojini ditët! Jeta familjare do jetë më e bukur dhe e mbushur me emocione.
PESHORJA
Falë influences jo shumë pozitive të Neptunit, do mendoni sikur keni një rival në dashuri dhe do e mbani gjithë kohës pas vetes partnerin. Mos e teproni nëse nuk doni që ai të mërzitet. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat që do iu bëhen, por për të bërë premtime nuk duhet të nxitohen. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri dhe do kryeni transaksione të rëndësishme. Për sa i përket shëndetit, nuk do keni probleme të mëdha, megjithatë nuk do mungojnë shqetësimet nga barku apo nga rrugët e frymëmarrjes. Në punë nuk do ia dilni dot vetëm, prandaj mendohuni me kë të krijoni një ekip. Në familje do iu acaroheni edhe për gjënë më të vogël.
AKREPI
Së bashku me partnerin do bëni projekte afatgjata gjatë kësaj jave. Do ndiheni më mirë pranë njëri tjetrit dhe do kaloni momente të mrekullueshme. Beqarët do kenë më shumë nevojë për të pasur dikë pranë dhe do ia arrijë qëllimit më pak përpjekje. Financat nuk do jetë shumë të qëndrueshme, prandaj shmangni marrjen e rreziqeve duke ulur shpenzimet. Shëndeti do jetë i mirë ditët e para të javës, por që nga e merkura mund të keni shqetësime të vogla sidomos me barkun. Në punë do bënit mirë të përqendroheshit tek thelbi i gjërave dhe jo tek detajet e vogla. Do humbnit kohë dhe nuk do fitonit asgjë. Në familje do mbizotërojë harmonia.
SHIGJETARI
Së bashku me partnerin do kujtoni kohët që keni kaluar dhe do ndiheni mirë. Do keni mundësi të zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur dhe ta shihni me optimizëm të ardhmen. Për beqarët do fillojë një dashuri pasionante dhe emocionuese. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Në planin financiar, nëse vendosni disa rregulla dhe bëni një menaxhim më të mirë të situatës nuk do keni tronditje. Shëndeti do jetë i mirë, kjo mbase ngaqë do merreni pak më tepër me sport. Tregohuni të arsyeshëm edhe me konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit. Në punë do ua vërtetoni të gjithëve zotësinë. Do këmbëngulni për të arritur diçka dhe do ia arrini qëllimit. Familja do jetë një mbështetje e fortë për gjithçka.
BRICJAPI
Gjatë kësaj jave do jeni shume striktë me atë që keni në krah dhe nuk do toleroni për asgjë. Kujdes, partnerit mund t’i vijë në majë të hundës dhe mund t’ju braktisë. Beqarët ka shumë mundësi të takohen me persona interesante dhe që ia vlen të krijojnë një lidhje. Për sa u përket financave, duhet të tregoheni të matur me shpenzimet dhe të mos bëni asnjë çmenduri. Nuk do ia dilnit dot në të kundërt dhe do futeshit në borxhe. Shëndeti do jetë me delikat. Do keni shpesh dhimbje koke dhe në ndonjë nga ditët mund t’ju irritohen sytë. Këshillohuni me mjekun, pa qenë vonë. Në punë me shumë gjasa do i arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Familja nuk do ketë asnjë problem.
UJORI
Mos e kundershtoni per gjithçka partnerin tuaj dhe mos u mburrni gjithë kohës. Do e shndërronit lidhjen në një arenë boksi dhe mund të dilni edhe të humbur. Beqarët duhet të perfitojnë nga kjo periudhë e favorshme për të dalë me disa persona që i kanë ftuar. Në planin financiar merrni menjëherë masa që ta rregulloni situatën sepse me kalimin e kohës problemet zmadhohen. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do jeni as nervozë dhe nuk do keni shqetesime. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për t’ia dalë. Përqendrohuni më tepër tek thelbi i gjërave për të kaluar më pas tek gjërat dytësore. Familja mirë.
PESHQIT
Jeta sentimentale nuk do jetë shumë e kënaqshme gjatë kësaj jave. Do jeni shumë kokëfortë dhe do kërkoni gjithmonë të dale e juaja. Mos e teproni nëse nuk doni probleme të mëdha në çift. Beqarët do kenë një takim interesant në ditët e para dhe deri në fund të javës gjërat mund të marrin më për mbarë. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhet pasur kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë i paqendrueshëm. Mundohuni të mos e teproni me kafen dhe çlodhuni herë pas here. Në pune, edhe pse do lodheni pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Do ndiheni mirë pas gjithë përpjekjeve të bëra. Familja do kalojë javë të qetë.