Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke, historia

9 shkurti është shpallur zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke dhe është një ditë për të festuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur gjuha greke në kulturën botërore.

Sipas një raporti nga University World News, gjuha dhe kultura greke e përhapur në më shumë se 35 shekuj, siguron një lidhje të pandërprerë midis grekëve të ditëve të sotme dhe paraardhësve të tyre.

Ndryshe nga latinishtja, greqishtja është një gjuhë e gjallë që flitet aktualisht nga më shumë se 11 milionë njerëz në Greqinë kontinentale dhe nga disa milionë grekë të shpërndarë në mbarë botën. Filologu Francisco Rodriguez Adrados i Universitetit Complutense të Madridit dhe anëtar i Akademisë Mbretërore Spanjolle, disa vite më parë deklaroi: “Greqishtja nuk është një gjuhë e vdekur. Të gjithë duhet të kuptojmë se greqishtja dhe kinezishtja janë të vetmet gjuhë që fliten sot, origjina e të cilave dihej më shumë se 3500 vjet më parë.”

Adrados pranon rolin e gjuhëve të botës së lashtë si egjiptianishtja, sumerishtja, hebraishtja dhe arabishtja. Por nëse gjykohet për ndikimin e ushtruar mbi gjuhët e tjera evropiane, ai tha: “Greqishtja është gjuha e parë në botë. Gjuha greke jo vetëm është e gjallë në Greqi, por ka një jetë të dytë; alfabeti, fjalori, sintaksa dhe literatura e tij janë të pranishme në të gjitha gjuhët”.

9 shkurti është zgjedhur si dita për të festuar gjuhën greke sepse përkon me Ditën e Përkujtimit të “poetit kombëtar” të Greqisë Dionisios Solomos.

Qëllimi i kësaj nisme është të nxjerrë në pah rolin themelor që ka luajtur gjuha greke në kulturën botërore gjatë shekujve dhe të inkurajojë grekët e diasporës dhe këdo që dëshiron të përfshihet dhe të mësojë për kulturën greke, të hulumtojë dhe të mësojë në mënyrë sistematike rreth saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here