Në kalendarin e lashtë iliro-epirot…Dimri sapo filloi!

Më 4 shkurt përfundon “Brymësi”, i cili nis më 22 dhjetor që është njëkohësisht solstici dimëror, apo nata më e gjatë e vitit. Për tri ditë rresht më 22, 23 dhe 24 dhjetor, dielli ndalon zbritjen e tij në horizont, pra lind çdo ditë në të njëjtën pikë, ndërsa më 25 dhjetor është ajo që popujt e lashtë e përjetonin si “ringjallja e diellit”, ndërsa në shqip si kullona apo kolendra. Më 23 bëhej agjërimi, pra barinjtë fusnin një gur të vogël në gojë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës nuk hanin as nuk pinin, deri në mbrëmje kur ktheheshin në shtëpi. Më 24 dhjetor ndizej buzmi në vatër, një cung i madh i prerë enkas për këtë festë. Buzmi festohet me flijime kafshësh, dhe një pjesë e madhe e mishit jepet lëmoshë për të varfrit e njerëzit në hall. Kështu pra më 5 shkurt fillon “Ngrijësi”. Siç përmendet në një legjendë të lashtë me historinë e plakës e cila e shau dimrin, prandaj në këto ditë i bien të ashtuquajturat “plakat”; marsi dhe prilli në këtë legjendë janë shtesa të mëvonshme pas pranimit të kalendarit julian. Nga ana tjetër në mitologjinë shqiptare përmenden 12 netët e dhjetorit e janarit, që i bien nga 25 dhjetori e deri më 5 janar. Këto janë dymbëdhjetë netët kur sipas besimit dalin ujq-njerëzit (werewolves) nëpër rrugë. Këta u bien në qafë grave, shqetësojnë bagëtinë, dhe fryma e tyre sjell vdekje sipas besimeve dhe kjo sepse fillimi i muajit Shkurt është pjesa më e ftohtë e vitit, dhe ujqit janë agresivë atëherë kur është më ftohtë, prandaj pritet që ata të dalin rrugëve a në vende tjera publike më tepër në kohën e acartë, sepse duke u bazuar në mitologjinë krahasuese, shohim që romakët, një popull me ndikim të fortë ilir, dhe me prejardhje nga vetë trojet ilire (Panoni), kishin një festë ujqish të quajtur Luperkalia që i binte më 15 shkurt, pra edhe festa e kalendarit të lashtë shqiptar më 5 shkurt (nata) dhe 6 shkurt (dita), me këto data i bie më afër datës së lashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here