BE-ja i heq imunitetin 2 ligjvënësve të lidhur me “Katar Gate”

Parlamenti i Bashkimit Evropian hoqi imunitetin mbrojtës të dy ligjvënësve të lidhur me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, duke hapur rrugën që ata të merren në pyetje nga hetuesit belgë.

Me ngritjen e duarve, asambleja votoi me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit parlamentar të ligjvënësit belg Marc Tarabella dhe italianit Andrea Cozzolino. Të dy burrat thanë më parë, përmes avokatëve të tyre, se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet belge.

Të dy kanë mohuar çdo lidhje me skandalin, në të cilin zyrtarët e Katarit dhe Marokenit dyshohen se kanë ofruar ryshfet për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian. Katari dhe Maroku gjithashtu kanë mohuar me forcë përfshirjen, por asambleja ka pezulluar punën në të gjitha dosjet që lidhen me Katarin.

Sipas raportit të përgatitur për të lejuar heqjen e imunitetit të Taraballës, një hetim belg tregon se ai “mund të ketë qenë i përfshirë në akte korrupsioni të lidhura me ndërhyrje nga një ose më shumë shtete të huaja që synojnë të ndikojnë në debatet dhe vendimet e marra në Parlamentin Evropian. ”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here