“Zhduken” 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues në Britani

Nga 200 fëmijë azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet e ofruara nga qeveria britanike, 88% ishin shqiptarë, sipas ministrit Lord Murray, duke shkaktuar zemërim në Tiranë për mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet britanike dhe për faktin se ata nuk ishin njoftuar për 176 fëmijët që ishin shqiptarë. 

OJQ-të britanike kanë dhënë vazhdimisht alarmin për fëmijët që zhduken dhe rrëmbehen nga akomodimi i ofruar nga Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar për t’i mbajtur të sigurt.

Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve Love146, tha se ata kishin ofruar të vlerësonin akomodimin për t’u siguruar se ai kishte masat e mjaftueshme mbrojtëse, gjë që u refuzua, dhe paralajmërimet e mëvonshme janë injoruar.

“Më shumë se një vit më parë ishte e qartë se kishte shqetësime serioze për sigurinë e fëmijve në këto hotele. Që atëherë, Home Office ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here