Sex party në Kathedralen e Newcastle, nën hetim nga Vatikani

Kisha Katolike thuhet se po heton dorëheqjen e peshkopit të Newcastle në dhjetor në mes të akuzave për organizimin e një sex-party gjatë covid-19 lockdown në Katedralen e Shën Marisë në NewCastle, Angli.

Nuk dihet ende nëse peshkopi Byrne ishte në “festë”, apo thjesht ishte në dijeni të saj.

Megjithatë, kryepeshkopit të Liverpool-it, i nderuari Malcolm McMahon, i cili drejton hetimin, i është kërkuar “të përgatisë një raport të hollësishëm mbi arsyet që çuan në dorëheqjen e Peshkopit Byrne.

Kryepeshkopi tha në letrën dërguar priftërinjve në dioqezë se atij iu kërkua nga Dikasteri i Peshkopëve, një departament i Vatikanit që i përgjigjet drejtpërdrejt Papës, për të kryer shqyrtimin dhe se do të shqyrtonte klerikët, vullnetarët e mëparshëm dhe të tanishëm.

Është shumë e pazakontë që Dikasteri i Peshkopëve të përfshihet drejtpërdrejt në hetime të tilla.

Ati Michael McCoy, i cili ishte në shërbesë gjatë bllokimit, dyshohet se i është afruar një numri adhuruesish duke i pyetur nëse do të dëshironin të merrnin pjesë në “një festë” në katedrale, gjë e cila thuhet se shkaktoi një numër ankesash.

Megjithatë, Ati Canon McCoy u vetëvra, në moshën 57 vjeç, në prill 2021, disa ditë pasi zbuloi se Policia në Northumbria po e hetonte për abuzim seksual ndaj fëmijëve bazuar në një akuzë që u bë kundër tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here