Kush qëndron pas anijes që u kap me 4.5 ton kokainë në Spanjë…

Baza e të dhënave ndërkombëtare të transportit Equasis e liston Blume si pronar të Rentoor Chartering dhe si operator të Dignatio Corp me bazë në Greqi, e cila e ka të listuar si anijen e saj të vetme. Pronari i anijes, si dhe shoqëria administruese, deklaron injorancë për ngarkesën. 

15 anëtarët e ekuipazhit të anijes  Blume, në të cilën u gjetën 4.5 ton kokainë, janë lënë në paraburgim nga gjykata në Tenerife, sipas mediave spanjolle. Vlera e drogës llogaritet në 180 milionë dollarë (165 milionë euro). Sipas të njëjtave raportime, bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë dhe 13 marinarë nga Pakistani. Zyrtarët e prokurorisë spanjolle vlerësojnë se dy shqiptarët e arrestuar ishin përgjegjës për transportin e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Baza e të dhënave ndërkombëtare të transportit Equasis liston pronarin e Blume si Rentoor Chartering dhe si operator Dignatio Corp me bazë në Greqi, e cila e ka të listuar si anijen e saj të vetme. Selia ndodhet në Pire dhe më konkretisht në rrugën Filonos. Një kompani që hyn në “mikroskopin” e autoriteteve greke, megjithatë ka një vello misteri sa i përket funksionimit të saj pasi informacionet tregojnë se pronari nuk ka paraqitur dokumente për t’iu nënshtruar nenit 89 për shoqëritë administruese. Kjo do të thotë se anija është e panjohur në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here