Ky që shfaqet në këtë foto quhet Muhamar Gadafi ish Presidenti i Libisë. Ai u vra gjatë trazirave dhe anarkisë së vitit 2011 kur vendi kishte një standard ekonomik shumë të mirë. Falë burimeve të naftës në Libi populli përfitonte këto standarde:
1. Energjia elektrike ishte falas për të gjithë popullatën.
2. Bankat ishin në pronësi të shtetit dhe jepnin kredi me interes 0%.
3.Të gjithë të porsamartuarit merrnin 60 mijë dinarë (50 mijë dollarë amerikanë) nga shteti për të blerë apartamentin e parë dhe për të filluar jetën familjare.
4. Arsimimi dhe shërbimet mjekësore ishin tërësisht falas në Libi. Nëse ishte i pamundur kurimi në vend, mundësohej pagesa për t’u kuruar jashtë me financim nga shteti.
5. Atyre që donin të merreshin me bujqësi qeveria iu ofronte tokë bujqësore, pajisjet e nevojshme të fermës, fara, bagëti e sigurisht shtëpi.
6. Kush dëshironte të blinte makinë do paguante vetëm gjysmën e vlerës, pasi pjesën tjetër e plotësonte shteti.
7. Çmimi i karburantit në Libi ishte 0.14 dollarë për litër.
8. Për të rritur mirëqenien e popullit, qeveria kishte vendosur që një pjesë të të ardhurave nga shitja e naftës ta kreditonte në banka, në llogaritë e të gjithë libianëve.
10. Libia nuk kishte borxh të jashtëm dhe rezervat shtetërore arrinin në 150 miliardë dollarë, që tashmë janë të ngrira në nivel global.
Kjo ishte Libia nën drejtimin (sundimin) e kolonel Gadafit i cili kishte një vizion tërësisht sfidues për mirëqenien e popullit të tij.
Çdo vend ka asetet e tij mbi apo nëntokësore. Varet se nga kush qeveriset dhe si do ai të qeverisë. Pas 22 vjetësh dhe pa Gedafin e sigurt është se Libia sot nuk është as e lirë dhe as më mirë.