Kina eliminon përfundimisht karantinën për shtetasit e huaj

Kina ka eliminuar karantinën e detyrueshme për shtetasit e huaj që vijnë nga jashtë, duke i dhënë fund kështu izolimit trevjeçar në një kohë kur në vend po regjistrohen shpërthime të reja. Pas tre vjet kufizimesh, ndër më të ashprat në botë, Kina hoqi ndalimet kryesore muajin e kaluar. E fundit, e vendosur sot, ka të bëjë me ndalimin e karantinës për shtetasit e huaj, e cila nga marsi i vitit 2020 parashikonte një periudhë izolimi në hotele specifike për Covid. Fillimisht ishte tre javë, më pas kohëzgjatja u reduktua në një javë verën e kaluar dhe në fund në pesë ditë në nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here