Itali: OJQ-të ngrihen kundër dekretit të fundit mbi ndërhyrjen e kërkim-shpëtimit në det, rrezikohen emigrantët…

OJQ-të e përfshira në aktivitetet e shpëtimit në det, në shtetin Italian, shkruajnë në një dokument të përbashkët se: “Ne, organizatat civile të angazhuara në aktivitetet e kërkim-shpëtimit në Mesdheun qendror, shprehim shqetësimin tonë më të thellë për përpjekjen e fundit të një qeverie evropiane për të penguar ndihmën për njerëzit në vështirësi në det”

gjithashtu  “dekreti i ri, i nënshkruar nga presidenti italian më 2 janar 2023, do të reduktojë aftësitë e shpëtimit në det dhe do ta bëjë Mesdheun qendror edhe më të rrezikshëm, një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë”. Sipas tyre, çmimi real do të paguhet nga njerëzit që ikin përmes qendrës se Mesdheut dhe gjenden në situata të rrezikshme”. Organizatat joqeveritare vijojnë: “Në përgjithësi, dekret-ligji italian bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare detare, të drejtat e njeriut dhe ligjin evropian, dhe për këtë arsye duhet të shkaktojë një reagim të fortë nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Shtetet Anëtare dhe institucionet evropiane. I bëjmë thirrje qeverisë italiane të tërheqë menjëherë dekretligjin e sapodalë. Gjithashtu kërkojmë nga të gjithë deputetët e Parlamentit italian të kundërshtojnë dekretin, duke penguar kështu shndërrimin e tij në ligj”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here