Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për herë të parë ajo ka dalë në publik me rroba ushtarake teksa foli në Komandën e Forcave Tokësore në Istog.
Komandantja supreme para ushtarëve të vendit tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.
“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë. Ju shquheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, tha ajo.