Talibanët në Afganistan kanë urdhëruar të gjitha OJQ-të e huaja dhe vendase që të mos punojnë më me gratë, pas “ankesave serioze” se ato nuk respektonin një kod veshjeje. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Ekonomisë afgane. “Ka pasur ankesa serioze për mosrespektimin e hixhabit islamik dhe rregullave dhe rregulloreve të tjera që lidhen me punën e grave në organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha ministria, e cila është përgjegjëse për miratimin e licencave për OJQ-të që operojnë në Afganistan.