Arrestohet Vasil Bollano

17-vjeçari Elio Hamiti që u përplas mbrëmjen e djeshme me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Për këtë, Policia e Vlorës i ka vënë prangat ish-kryebashkiakut të Himarës , duke ngritur ndaj tij akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.”, njofton Policia.

Elio Hamiti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara.

Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

Vasil Bollano ish-kryetar i bashkisë së Himarës dhe presidenti i Omonoias, që përfaqëson të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe anëtar i PBDNJ. Më 8 maj 2011 humbi në zgjedhjet vendore nga Jorgo Goro i Partisë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here