Meloni deklaratë ambicioze: Italia do të udhëheqë BE-në!

Nuk është e mundur të izolohet një komb si Italia, themelues i Bashkimit Evropian, themelues i Aleancës Atlantike, i cili ka një rol themelor në Mesdhe dhe me një histori unike në kontekstin botëror. Ndoshta jemi ne që qëllimisht dhe pjesërisht e nënvlerësojmë veten” është shprehur Kryeministrja Meloni.

Një nga objektivat e mëdha strategjike të kësaj qeverie është projektimi i Italisë si një qendër furnizimi me energji në Evropë”.

“Jemi shumë të fokusuar në arritjen e rezultateve të ndjeshme për rolin që imagjinojmë për Italinë.  “Unë besoj se Italia mund të rimarrë një rol udhëheqës, imagjinoj se Italia mund të udhëheqë rrugën për një projekt evropian. Nuk mendoj se rishpërndarjet janë zgjidhja përsa i përket emigracionit. Zgjidhja është ndalimi i largimeve, është mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës dhe më duket se të tjerët që nuk duan lëvizje dytësore, nuk duan rishpërndarje, nuk duan OJQ-në janë në një mendje. Kjo është teza që dua të mbështes dhe është një tezë mbi të cilën shpresoj që Italia të gjejë solidaritet”, përfundon ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here