Skandali i Katarit: Arrestohet zv.Presidentja e Parlamentit Europian

Eva Kaili  me Ministrin e Punës Ali bin Samikh Al Marri në Katar

Prokurorët belgë akuzuan zv. Presidenten e Parlamentit Evropian Eva Kaili dhe tre të tjerë për korrupsion të dielën në një hetim të madh për një fushatë të dyshuar të ndikimit të paligjshëm nga Katari.

Kaili, një eurodeputete greke, u arrestua si pjesë e hetimit për korrupsion nga autoritetet belge për lobim të dyshuar të paligjshëm nga vendi i Gjirit Persik, mikpritës i turneut në vazhdim të Kupës së Botës në futboll.

“Dyshohet se palëve të treta në pozicione politike dhe/ose strategjike brenda Parlamentit Evropian janë paguar shuma të mëdha parash ose janë ofruar dhurata të konsiderueshme për të ndikuar në vendimet e Parlamentit”, tha në një deklaratë të dielën zyra e prokurorisë federale belge.

Gjithashtu në mesin e katër personave të akuzuar është edhe partneri i znj. Kaili, Francesco Giorgi, asistent parlamentar i një tjetër eurodeputeti dhe themelues i OJQ-së Fight Impunity.

Babai i znj. Kailit, i cili u arrestua pasi u kap duke transportuar një valixhe plot me kartëmonedha, u la i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here