Në një video të hedhur nga Kryeministri Grek Mitsotakis, pas Samitit të BE-së, duket se ai shfaqet krah për krah me Kryeministrin Rama. Ky i fundit u thotë ndjekësve se e ka mbajtur premtimin që u ka bërë minoritarëve në Dropull, që do u sillte Kryeministrin e Greqisë. Kjo deklaratë, që siç duket regjistrohet me telefon nga Ministrja Kumbaro, vjen pasi Mitsotakis anuloi vizitën që kishte planifikuar në Himarë, përpara se të mbërrinte në Samitin e Tiranës.
Vizita në Dropull parashikohet të mbahet për festat e fundvitit.