Dikur qendra e “shqipes”, pamje nga Voskopoja sot (video)

Voskopoja po projektonte për të parën herë krijimin e një gjuhe të shkruar shqipe. Teodor Kavaljoti (1710 – 11 gusht 1789) përgatiti të parin alfabet shqip dhe shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që janë zhdukur përgjithmonë. “Po t’i referohemi filologu gjerman Von Hahn (Lexicon Tetraglossan), Kavaljoti kishte shpikur një alphabet gërmat e të cilit mund të identifikoheshin si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315). Me këtë alfabet që është zhdukur në rrënojat e Voskopojës u kurorëzua akti më i rëndësishëm i kohës: përkthimi i të parës Dhjatë të Re nga gjuha greke në gjuhën shqipe

Gjithashtu edhe Zëvendësrekori i Akademisë së Re në vitin 1762, Grigor Voskopojari, kishte përfunduar shqipërimin e të dyja Dhiatave (të së Vjetrës e të së Resë). “Ishte ky një aksion shumë i madh, që kishte të bënte me përkthimin në gjuhën e vendit të librave bazë të kishës. Në tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur më shumë si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar. Dhaskal Tod’hri na ka lënë edhe një fabul të shqipëruar të Ezopit. Edhe Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në atë të re dhe në shqip). Grigor Voskopojari shkruante me një alfabet origjinal, si edhe Bogomili, që e kishte shpikur vetë për shqipen që shkroi. Të njëjtën gjë bëri edhe Dhaskal Todri, ndofta nën ndikimin e Bogomilit, por edhe të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë. Edhe ky përdori një alfabet origjinal, që e shpiku vetë e që u përhap edhe në njerëz të tjerë në Elbasan.”

Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes duke arritur të shqipëroheshin Dhiatat në atë qytet, të përdorej jo vetëm alfabeti grek, por edhe një alfabet i krijuar posaçërisht për shqipen. Kjo do të shërbente pikërisht si bazë për krijimin e identitetit shqiptar dhe do të ndikonte në krijimin e nacionalizmit shqiptar dhe pavarësisë shqiptare jo vetëm nga Perandoria por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit. Kjo ishte edhe pika e dobët e Voskopojës. Sepse Gjuha shqipe ishte kulmi por edhe vdekja e Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës plot xhami (që sot janë zhdukur), po të shkruhej, do të shkruante ndryshe historinë e territoreve të Shqipërisë dhe të Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here