Dita Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë është një ngjarje vjetore më 2 dhjetor, e organizuar që nga viti 1986 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Konventa për Ndalimin e Trafikut të Personave dhe Shfrytëzimit të Prostitucionit të të Tjerëve u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2 dhjetor 1949. Përveç kësaj, me rezolutën 57/195 të datës 18 dhjetor 2002 , Asambleja shpalli vitin 2004 si Viti Ndërkombëtar i Përkujtimit të Luftës kundër Skllavërisë dhe Shfuqizimit të saj.