Ekonomia Amerikane pëson rritje, arsyet.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një normë vjetore prej 2.6 përqind në tremujorin e tretë të 2022, sipas vlerësimit “paraprak” të publikuar nga Byroja e Analizave Ekonomike. Në tremujorin e dytë, PBB-ja reale u ul me 0.6 për qind.

Pse po rritet ekonomia amerikane?

Eksportet më të forta dhe shpenzimet e qëndrueshme të konsumatorit, të mbështetura nga një treg i shëndetshëm pune, ndihmuan në rikthimin e rritjes në ekonominë më të madhe në botë. Shpenzimet konsumatore, të cilat përbëjnë rreth 70 për qind të aktivitetit ekonomik të SHBA-së, u zgjeruan me një ritëm vjetor prej 1.4 për qind, nga një normë prej 2 për qind nga prilli në qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here