Sheshi “Omonia” në Athinë i cili që nga fillimi i viteve ‘90 ishte një pikë takimi shpresëdhënëse për të gjithë emigrantët shqiptarë por njëkohësisht edhe dëshmitar i operacioneve famëkeqe “Fshesa” të përndjekjes së refugjatëve shqiptarë, ka disa vjet që përcjell mesazhin e miqësisë dhe bashkëjetesës në harmoni mes dy vendeve tona fqinje! Në fakt ky është edhe kuptimi etimologjik i fjalës greke Ομόνοια!
Kështu pra edhe sivjet ai është ndriçuar në ngjyrat kuq e zi për hir të festave shqiptare të 28-29 Nëntorit!
Faleminderit Athinë!