Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri ka pasur një tension të vogël që prej ditës së djeshme nëse ka diçka që nuk shkon, është mirë të flasim gjithmonë për të. Në punë, bëni kujdes që të mos nxisni mosmarrëveshjet me shefat dhe eprorë të tjerë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Qielli i trazuar për dashurinë, më mirë të mos nxisni tensionet dhe numëroni deri në dhjetë përpara se të shpreheni për diçka. Në punë mund të pranohet një kërkesë e juaja. Dhe do ju sjellë fat një gjë, do fitoni të holla të papritura.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dielli dhe Hëna janë në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe këshillojnë njëfarë maturie në komunikimin tuaj me gjysmën tjetër. Në punë e keni të vështirë të ecni përpara, ngadalësime të mundshme janë të dukshme.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Një qiell interesant për çiftet që e duan njëri-tjetrin, nuk e përjashtoj mundësinë për të hedhur një hap të rëndësishëm. Në punë ju pëlqejnë projektet e reja, dëshironi të përfshiheni.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ditën e shtunë humori është i luhatshëm, partneri është larg dhe ndihet mungesa e tij. Puna kërkon më shumë përqendrim, kohët e fundit koka juaj është diku tjetër.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Nëse jeni vetëm kohët e fundit, mund të keni takuar një person të mirë, mos e lini të largohet. Qiell interesant për sferën e punës, por kujdes me financat, mos ecni me parimin.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Kini kujdes në marrëdhëniet ndërpersonale, këtë të shtunë mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm! Në punë vlerësoni me kujdes të mirat dhe të këqijat e çdo propozimi që hidhet në tavolinë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dritë jeshile për dialog, çiftet që e duan njëri-tjetrin më në fund kanë gjetur një qetësi të frytshme. Yjet janë pozitivë në punë, një fitore e madhe është në rrugë e sipër.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë të shtunë, disa çështje familjare mund t’ju shqetësojnë, përpiquni t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrime të tjera. Në punë dëshironi të ndryshoni dhe të tregoni veten në fusha të ndryshme nga e zakonshmja.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Qiell interesant për takime, ndaj nëse jeni vetëm, mos u mbyllni në shtëpi! Në punë kushtojini vëmendje klauzolave të një marrëveshjeje.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Këtë të shtunë mund të jeni protagonist i disa grindjeve me partnerin/en, megjithatë përpiquni të mos i merrni gjërat shumë majë më majë! Qiell interesant për ata që kanë një punë të pavarur.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Edhe pak ditë dhe më pas do të mund t’i thoni lamtumirë tensioneve që kanë karakterizuar javët e fundit, dritë jeshile për ndjenjat! Në punë keni nevojë për më shumë garanci.