Prekëse/ Të afërmit qajnë babë e bir me “GJAMËN E BURRAVE”, perlën e Veriut të Shqipërisë (Video)

Të afërmit e të ndjerëve që humbën jetën tre ditë më parë gjatë përmbytjeve që përfshinë Veriun e Shqipërisë, kanë vajtuar në mënyrën më prekëse që njeh Tradita e Veriut të Shqipërisë. Një nga zakonet mijëravjeçare, më të lashtat që njeh Njerëzimi vazhdon të ruhet ende në disa treva të Veriut, si Mirdita, Malësia e Madhe, Shkodra.  Ka qenë ambientalisti Sazan Guri që ka shpërndarë videon në rrjetet e tij sociale.

Ndiqni videon prekëse më poshtë:

Babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj ndërruan jetë pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm i përroit të thatë në Bogë. Trupat e tyre u gjetën brenda makinës në gjatësinë e përroit, disa kilometra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here