Dritan Rexhepi 42 vjeç, një nga trafikantët më famëkeq të kokainës në Evropë, u pa për herë të fundit në janar gjatë kontrollit çdo dy javë me autoritetet e burgut.
I ashtuquajturi si “mbreti shqiptar i drogës” është zhdukur nga burgu në Ekuador disa muaj më parë.
Dritan Rexhepi (42), një nga trafikantët më famëkeq të kokainës në Evropë, u pa për herë të fundit në janar 2022 gjatë kontrollit të tij të detyrueshëm nga autoritetet e burgut në Litoral.
Megjithatë, dokumentet gjyqësore raportuan se një ndryshim në adresën e shtëpisë së Rexhepit ishte autorizuar në shkurt, por kjo adresë e re nuk u zbulua.
Rexhepi u lirua përkohësisht nga autoritetet ekuadoriane në nëntor 2021, ku iu lejua të jetonte jashtë qytetit të Guayaquil me kusht që të raportonte në polici çdo dy javë.
Ai ishte gjithashtu i detyruar të mbante një pajisje gjurmuese, të përmbahej nga kryerja e krimeve dhe të qëndronte në vend deri në qershor 2027.
Rexhepi, i cili përdor edhe pseudonimet Mutaraj Lulezim dhe Edmir Kraja, u arratis nga një stacion policie shqiptare në vitin 2006 dhe nga burgjet italiane dhe belge në vitin 2011.
Të tre vendet aktualisht kanë urdhër ekstradimi ndaj tij, ndërsa ai u arrestua gjithashtu për një seri grabitjesh bankash në 2011 në Spanjë.
Gjykata kombëtare e Ekuadorit ka vendosur më parë se shqiptari duhet të ekstradohet në vendin e origjinës sapo të ketë kryer dënimin në Ekuador.