Horoskopi Ditor E Enjte 24 Nëntor 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Më në fund një ditë në të cilën do të vendosni, sepse këtë të enjte mund të jetë rasti i duhur për një histori të re dashurie. Momenti është i favorshëm edhe në fushën profesionale.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mund të fokusoheni në rikuperimin e një lidhjeje të rëndësishme, momenti është i duhuri. Hiqni dorë nga angazhime shumë të rënda gjatë punës, prisni edhe disa ditë.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Nuk është një kohë e mirë për marrëdhëniet në çift, ka shumë tensione. Gjendja juaj e tensionuar reflekton edhe në nivelin profesional, është koha të jeni më të kthjellët.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Mund të ketë perspektiva të shkëlqyera për dashuri të re, por mos jetoni me mendjen pas në të kaluarën. Merrni kohën tuaj në punë, nuk është koha për të mbingarkuar veten.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Gjërat duket se do të ndryshojnë papritur, pas një vale tensioni, paqja rikthehet tek marrëdhëniet në çift. Është një kohë e mirë edhe në punë.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Për momentin preferoni të jeni vetëm, nuk po kërkoni një shpirt binjak. Puna vazhdon disi e qetë, por lajme të mëdha vijnë së shpejti.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nëse jeni gati, mund t’ju vijë mundësia për një dashuri të re. Në punë përpiquni të ekspozoni veten personalisht duke synuar vetëm që të arrini sukses.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Filloni të investoni në të ardhmen tuaj, gjërat ndryshojnë papritur dhe sidomos kur nuk e prisni. Kujdes, mos bini pre të provokimeve në fushën profesionale…

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Buzëqeshja juaj do t’ju hapë shumë dyer, mund të jetë koha e duhur për të realizuar një projekt sentimental. Mos u trembni nga projektet e reja, nisini ju vetë!

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Yjet janë në anën tuaj, vazhdoni historinë tuaj të dashurisë me qetësi. Nga ana tjetër, a jeni gati për të arritur një qëllim të rëndësishëm profesional?

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Është e kotë të vazhdoni të jeni të pështjelluar nga ankthi dhe mbi të gjitha të jetoni në të shkuarën, tani duhet të kapni mundësitë që ju ofron jeta. Vazhdoni me më shumë bindje edhe në angazhimet tuaja profesionale.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Kujdes mos i jepni shumë gojës, rrezikoni të prishni një histori të rëndësishme. Edhe në punë është e rëndësishme të mendoheni mirë përpara se të flisni.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here