Selanik: Në pranga një shqiptar shpërndarës droge

Sasi kanabisi të papërpunuar dhe kokainë që do të shpërndaheshin në Selanik janë sekuestruar nga policia në kuadër të aksionit për kapjen e një trafikanti droge.

Gjithsej 3 persona janë arrestuar nga policia, një 34-vjeçar nga Shqipëria që trafikonte drogën dhe dy grekë të moshës 26 dhe 44 vjeç që ishin klientë të tij. Në fakt, teksa tentoi të shmangte arrestimin, 44-vjeçari arriti të përplaste një automjet policie dhe u largua me vrap, por u ndalua dhe u arrestua.

Bëhet me dije se 34-vjeçarit trafikant iu gjetën mbi 1.7 kilogramë kanabis, si dhe sasi kokaine.

Në një njoftim të detajuar policia e Selanikut thotë se:

Më shumë se 1.5 kilogramë kanabis të papërpunuar, si dhe pako të vogla kokaine u identifikuan dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Departamentit të Çështjeve të Narkotikëve në Selanik, në kuadër të kontrolleve për të luftuar trafikun e drogës dhe trafikimin e substancave.

Me këtë rast janë arrestuar tre persona, pas një transaksioni droge mes tyre. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar të huaj dhe dy shtetas grekë të moshës 26 dhe 44 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur një dosje përkatëse.

Në posedim të të huajit të arrestuar, por edhe në kontrollin e ushtruar në një banesë ku jetonte u gjetën në total dhe u konfiskuan:

-1 kilogram e 740 gram kanabis të papërpunuar,

-3 pako kokainë me peshë 33.5 gram,

-Një pistoletë me gaz dhe një shishkë plastike që përmban 1500 fishekë metalikë,

-8 ampula gazi,

-Jelek antiplumb,

-Shufra metalike e palosshme,

-4 peshore elektronike dhe një mekanike për ndarjen dhe standardizimin e sasive të drogës.

-Më shumë se 9000 euro të fituara nga trafiku i drogës,

-Çanta udhëtimi me mbetje kanabis

-3 celularë që përdorte për takimet.

 

Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete si mjete për transportin e lëndëve narkotike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here