Tjetër tërmet vdekjeprurës, kësaj rradhe në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e djeshme pranë qytetit Cianjur në ishullin kryesor të Indonezisë, Java, duke vrarë të paktën 162 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Shumë njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja, duke shkaktuar frikën se numri i të vdekurve do të rritet.

Punonjësit e urgjencës dhe të tjerë u përpoqën gjatë natës për të gjetur njerëz të bllokuar, duke u përballur me rrugë të bllokuara, rrëshqitje dheu dhe qindra ndërtesa të shembura. Përpjekjet e shpëtimit u penguan sepse spitali kryesor ishte dëmtuar dhe kishte humbur energjinë elektrike, tha një zyrtar. Shumë njerëz, në pamundësi për të arritur kujdesin mjekësor, po trajtoheshin kudo që ishin lënduar, shtoi ai.

Tërmeti ishte shumë i cekët, duke ndodhur në një thellësi prej vetëm gjashtë miljesh, sipas të dhënave zyrtare. Tërmetet e cekëta shpesh mund të jenë më shkatërruese se ato më të thella, sepse valët sizmike udhëtojnë një distancë më të shkurtër në sipërfaqe, duke humbur më pak energji gjatë rrugës.

Dëmet: Sipas raporteve të hershme, tërmeti shkatërroi 343 ndërtesa dhe dëmtoi shumë të tjera, duke përfshirë zyrat qeveritare, shkollat ​​dhe objektet fetare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here