Çudia në Kinë: Delet ecin në rreth për 12 ditë…

Delet mund të shihen duke ecur në lëvizje rrethore të vazhdueshme në drejtim të akrepave të orës, në një fermë në Kinën veriore, për 12 ditë pa u ndalur.

Spektakli befasues i ka lënë njerëzit të tronditur dhe konfuzë teksa përpiqen t’i japin kuptim sjelljes së pazakontë të këtyre dhenve.

Pronarja e deleve, znj. Miao, mbeti e shtangur nga sjellja e kopesë së saj.
Ajo tha se filloi me vetëm disa dele përpara se të bashkohej e gjithë kopeja në këtë lëvizje rrethore.

Në pamjet, të filmuara nga CCTV, qindra dele mund të shihen duke ndjekur njëra-tjetrën në një rreth.

Dele të tjera janë duke qëndruar në mes të një rrethi, me disa që përfundimisht vendosin të bashkohen me shoqet e tyre. 

Por disa mbetën në qendër të rrethit duke qëndruar plotësisht të palëvizura.

Videot misterioze u filmuan në qytetin Baotou në Mongolinë e Brendshme.

Në fermë ka 34 kullosa delesh, por vetëm delet në numrin 13 lëvizën në formën rrethore qarkulluese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here