Nis sonte Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, në Shkup, ngjarje kjo përsa i përket organizimeve në nivel Mbarëkombëtar, duke përfshirë të gjitha trevat Shqiptare. Ky festival përfshin bashkëpunimin midis Teatrit të Tiranës, Prishtinës, Shkup-it, e të tërë teatrove të tjera mbarëkombëtare.
Risia vjen për faktin se është hera e parë që një ngjarje e tillë, identitare, i kalon kufijtë e Shqipërisë, duke dalë jashtë Tiranës, ku u organizua herën e parë. Herën e dytë për shkak të masave anticovid u zhvillua online, ndërsa sot ka kaluar në qytetin e Shkupit. Festivali u hap sonte, më 16 Nëntor me Shfaqjen IVANOV me regji të Hervin Çulit, e vazhdon deri më 27 Nëntor.
Programin do ua zbulojmë në vijim, e ndërsa të drejtat e transmetimit janë të kufizuara gjatë shfaqjeve, Trakt.al do ju shoqërojë në hapjen e Festivali dhe Mbarëvajtjen e tij.
Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të vini në Shkup.