Shqipëria dhe Italia projekt për tubacionet e ujit mes thatësirave të Pulias?

Mediat italiane kanë shpalosur një plan për të shitur shitur ujin shqiptar në Itali nëpërmjet një tubacioni nënujor në një rajon që vuan nga mungesa e ujit.

Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili do të shohë transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia përmes 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 kilometra tubacione tokësore. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 1 miliard euro.

“Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballemi me Shqipërinë, një vend shumë i pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit. Ne mund të sjellim në jetë një projekt të madh dhe ambicioz. Për të ndërtuar një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

Nëse realizohet, projekti do të merrte katër vjet për t’u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë.

Sipas Corriere Della Sera, Italia do të përfitonte nga ky projekt mes krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8000.

Ndërkohë, në Tiranë, zona të mëdha të qytetit nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Nëse banorët nuk instalojnë depozita individuale uji, zakonisht në çati, uji është i disponueshëm vetëm për rreth një orë në mëngjes, një orë në drekë dhe një deri në dy orë në mbrëmje.

Qeveria shqiptare ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen, që do të thotë se tani për tani publikisht, projekti mund të mbetet një ëndërr në sirtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here